Tare drejt largimit nga Lazio

Futboll

Tare drejt largimit nga Lazio

Më: 28 prill 2023 Në ora: 16:10
Tare

E ardhmja e Igli Tares tek Lazio duket e pasigurt. Siç raportojnë mediat italiane, shqiptarit ende nuk i ka ardhur një ofertë zyrtare nga klubi kryeqytetas dhe për këtë po mendon seriozisht largimin nga bardhekaltërit.

Kohët e fundit u përfol se ka patur një takim mes Tares dhe Presidentit Lotito, palët nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët dhe me shumë gjasa,

Tare do i japë lamtumirën Lazios në fund të këtij sezoni.

Menjëherë pas këtij lajmi, në Itali raportojnë se Juventus është hedhur në sulm për të rrëmbyer Taren.

Pezullimi i ish-drejtuesve sportiv tek “Zonja e Vjetër” pas falsifikimit të dokumenteve ka bërë që tek bardhezinjtë të mos humbin kohë dhe të kërkojnë për një menaxher të ri dhe emri më i përfolur është ai i 49-vjeçarit, ndonëse deri më tani nuk ka asnjë detaj më tepër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat