Klopp: Nëse do të jetë Europa League, do ta luajmë!

Futboll

Klopp: Nëse do të jetë Europa League, do ta luajmë!

Më: 28 prill 2023 Në ora: 16:41
Klopp

Liverpooli i Jurgen Klopp luan me shpresat e mbetura për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e së dielës kundër Tottenhamit, të vetëdijshëm se, në rast humbjeje, mund të humbasin edhe aksesin në Europa League:

“Ne do të marrim atë që marrim.

Natyrisht që nuk e prisnim, por ky sezon na ka mësuar disa gjëra. Nëse është Europa League, ne do të luajmë në Europa League.

Dua të luaj futbollin më të mirë të mundshëm.

Duhet të jemi të fokusuar në lojë; ajo që do të ndodhë në javët në vijim do të jetë shumë e rëndësishme për sezonin e ardhshëm”, tha trajneri gjerman në konferencë.

“Sezoni yne mbase do te mbahet mend vetem per ate 7-0 ndaj Manchester United”, tha Klopp.

“Nuk do të thosha vetëm se jemi jashtë pyllit dhe se ky sezon na ka dhënë disa mësime.

Duhet të qëndrojmë super agresivë, super lakmitarë, të tregojmë se çmimi më i rëndësishëm janë tre pikët. Kjo është gjithçka që duhet të bëjmë.

Shpresoj ta tregoj këtë të dielën.”

“Është shumë herët për mua të flas për qëndrueshmëri. Të fitosh tre ndeshje nuk është qëndrueshmëri.

Ka të bëjë më shumë me qëndrueshmëri në performancë sesa me rezultat. Për momentin, jam i kënaqur me këtë sepse po shoh shumë gjëra që duam”.

Klopp, tha: “Është gjithmonë kështu me lojtarët e akademisë, njerëzit duan transferime të mëdha, kështu që nëse një lojtar i ri luan futboll të mirë, njerëzit thonë: “Kjo është në rregull, por më mirë do ta sjell atë ose atë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat