Nuk preket Raphinha

Futboll

Nuk preket Raphinha

Më: 28 prill 2023 Në ora: 16:55
Raphinha

Ndonëse prej kohësh është i lidhur me largimin nga Barcelona, megjithatë, braziliani anësor Raphinha raportohet se do të qëndrojë në ‘Camp Nou’ të paktën edhe një sezone.

Sipas medieve spanjolle, menaxheri i Barcelonës, Xavi Hernandez nuk ka ndërmend të shesë anësorin Raphinha gjatë afatit kalimtar të ardhshëm.

Brazilini kërkohet nga disa klube evropiane, por strategu katalonas dëshiron ta mbajë anësorin nëse nuk arrin ndonjë ofertë prej 90 milionë eurosh.

Xavi aktualisht nuk ka alternative më të mirë në pozitën e Raphinha-s, andaj tekniku i ‘Blaugranëve’ nuk dëshiron të heq dorë nga Raphinha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat