E kërkon me ngulm Liverpooli

Futboll

E kërkon me ngulm Liverpooli

Më: 28 prill 2023 Në ora: 18:34
Jude Bellingham

Jude Bellingham është një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve, por mesfushori anglez ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sipas AS, pasi disa muajsh negociatash me klubet e interesuara, Bellingham ka zgjedhur Real Madrid.

Pavarësisht dëshirës së lojtari, kjo nuk është një marrëveshje e mbyllur pasi më parë presidenti Perez duhet të bind edhe Dortmundin.

Ai nuk ka ndërmend të investojë më shumë se 120 milionë euro për kartonin e Bellingham, por Dortmund kërkon të paktën edhe 20 milionë më shumë.

Liverpooli dhe Manchester City pre muajsh janë në tratativa me futbollistin anglez, por deri më tani nuk kanë pasur ansjë sinjal pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat