Liria triumfon ndaj Istogut dhe i bën presion Feronikelit

Futboll

Liria triumfon ndaj Istogut dhe i bën presion Feronikelit

Më: 28 prill 2023 Në ora: 18:52
Liria

Liria ka marrë fitoren e radhës në kampionat, pasi në xhiron e 24-të në Ligën e Parë ka mposhtur Istogun.

Bardhezinjtë nga Prizreni kanë triumfuar me rezultat 5-2 në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fundin e saj.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-0 për vendasit ku dy golat u shënuan nga Prins Tijueza.

Sulmuesi i talentuar afrikan me të filluar pjesa e dytë shënoi në minutën e 47-të për 3-0 duke kompletuar het-trikun.

Astrit Berisha dhe Blendi Memaj realizuan dy golat e tjerë për Lirinë.

Istogu krejt çfarë bëri ishte të shënonte dy gola nga penalltia në minutat 82 dhe 85 ku realieuzes ishin Eldar Kelmendi dhe Dion Berisha.

Tani Liria barazohet në krye të tabelës me Feronikelin me nga 47 pikë, por skuadra nga Drenasi ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat