Dortmundi barazon dhe rrezikon vendin e parë

Futboll

Dortmundi barazon dhe rrezikon vendin e parë

Nga: K. G. Më: 28 prill 2023 Në ora: 22:31
Dortmundi

Dortmundi ka zhgënjyer në udhëtim, duke luajtur baras (1:1) me Bochum-in. 

Barazim që ia rrezikon pozitën e parë, pasi që tani është vetëm dy pikë larg Bayernit, që renditet në pozitën e dytë në Bundesliga I.

Për Bochumin shënoi Losilla (5') dhe për Dortmundin Adeyemi (7').

Dormund kryeson me 61 pikë, duke lënë pas Bayernin me 59 sosh por kjo e fundit ka një takim me pak.

Bochumi ka marrë një pikë të madhe në luftë për ekzistencë, aktualisht zë vendin e 15-të me 28 pikë apo ka tre më shumë se Stuttgarti që ka një takim më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat