Guardiola çudit me deklaratën

Futboll

Guardiola çudit me deklaratën

Më: 29 prill 2023 Në ora: 11:56
Guardiola

Josep Guardiola ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm në krye të pankinës së Manchester City-t, por pa mundur t’u dhurojë “qytetarëve” trofeun e vetëm që u mungon, Champions League-n.

Përballë skuadrës angleze gjendet Reali i Madridit në gjysmëfinale të kompeticionit më të lakmuar për klube, megjithëse Guardiola nuk shqetësohet ende për këtë sfidë.

Në një deklaratë për mediat, trajneri spanjoll nuk e veçon Champions-in si një kompeticion më të rëndësishëm. Sipas tij, fitimi i Premier League-s është po aq i vështirë sa ai i Champions Leagues.

Një deklaratë e çuditshme, duke qenë se statistikat e tij me Manchester City-n provojnë të kundërtën.

“Të fitosh Premier League-n është pothuajse në nivel të ngjashëm me fitimin e Champions League-s.

Për këtë arsye jemi duke u përqendruar në ndeshjet e ligës dhe pastaj do të përgatitemi për Realin e Madridit”, ka thënë Josep Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat