Sherr me lojtarët e tij

Futboll

Sherr me lojtarët e tij

Më: 29 prill 2023 Në ora: 12:50
Allegri

“Vijmë nga një periudhë negative, ajo që duhet të bëjmë tani është të qëndrojmë të heshtur dhe të punojmë.

Të flasim nuk ka shumë dobi.

Nesër ndaj Bologna kemi mundësinë ta kthejmë kursin”.

Këtë tha trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, në konferencën për shtyp prezantuese në prag të ndeshjes si mysafir në Bologna.

Për thashethemet e këtyre ditëve mbi atë që ndodhi pas eliminimit nga Kupa e Italisë prej Interit, trajneri bardhezi sqaroi:

“Nuk kam pasur asnjë zënkë apo përplasje me lojtarët.

Më kanë thënë se ndodhi në dhomën e zhveshjes…, por kur një ekip si Juventusi humbet, dalin spekulime. Njerëzit kanë shumë imagjinatë”.

A keni pasur përplasje me lojtarët këto ditë?

Gjëja që duhet bërë në këto momente është një: të heshtim dhe të punojmë.

Janë 35 ditë të rëndësishme përpara nesh dhe nuk kemi zgjidhje tjetër.

Në futboll kur nuk fiton je gabim dhe kur fiton je në rrugë të drejtë. Duhet të reagojmë.

Sa të vërteta ka në gjithçka që është shkruar?

Nuk ka pasur asnjë përballje me lojtarët.

Kur Juve humbet, shumë konkluzione nxirren, sepse njerëzit kanë shumë imagjinatë.

Dëgjova fjalimin e Giannis një ditë tjetër, ka momente në jetën sportive ku fiton më pak dhe ato duhet të pranohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat