Arteta beson ende

Futboll

Arteta beson ende

Më: 29 prill 2023 Në ora: 13:25
Arteta

Mikel Arteta është i ndërgjegjshëm se Arsenali i tij duhet të fitojë çdo ndeshje për të shpresuar te titulli.

“Topçinjtë” vijnë pas 3 barazimeve dhe një humbje ndaj Mançester Sitit, e cila i lë ata +2 nga kampionët, por skuadra e Pep Guardiolës ka edhe dy ndeshje më shumë në dispozicion.

Arsenali është skuadra e parë që nuk fiton katër ndeshje radhazi duke qenë në krye, që prej vetë Arsenalit në mars 2008. I pyetur nëse “topçinjtë” duhet t’i fitojnë të pesta ndeshjet e mbetura të kampionatit, tekniku spanjoll tha:

“Mendoj se po. Analiza është e qartë: skuadra më e mirë fitoi ndeshjen.

Siti ishte ndoshta në formën e tij më të mirë. Ne nuk i bëmë gjërat bazike ndaj një skuadre të jashtëzakonshme dhe u ndëshkuam. Statistikat në fillim të sezonit thoshin se ne do të renditeshimnë vend të gjashtë apo të shtatë.

Por ne jemi ende në garë për titullin në pesë javët embetura”.

Arsenali mund tashoh vetën në vend të dytëkur të zbresë sërish në fushë,në ndeshjen e së martëskundër Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat