Policia “bastis” zyrat dhe stadiumin e Bayern Munih

Futboll

Policia “bastis” zyrat dhe stadiumin e Bayern Munih

Më: 29 prill 2023 Në ora: 14:15
Uli Hoeness

Tensione, brenda dhe jashtë fushës.

Bayern Munih nuk po kalon një kohë të lehtë. Pasi u eliminuan nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Gjermanisë, si dhe humbi kryesimin në Bundesligë, 5 javw kampionati nga fundi, klubi bavarez pati një vizitë tw pakwndshme nga policia.

Kontrollet policore u zhvilluan selinë dhe stadiumin e klubit gjigant gjerman. Hetuesit e Zyrës Federale të Policisë Kriminale, në bashkëpunim me atë të policisë bavareze, po kërkojnë prova në lidhje me pastrimin e dyshuar të parave, për të cilat oligarku rus Alisher Usmanov, një mik miliarder i Vladimir Putinit, po hetohet.

Usmanov, midis viteve 2017 dhe 2022 dyshohet se ka lëvizur para që besohen se kanë ardhur nga një evazion fiskal i mëparshëm. Shifrat në fjalë janë shumë të larta (dhjetëra milionë euro).

Për momentin nuk dihet konkretisht se për cilat prova po kërkojnw hetuesit. Megjithatë, pika e kontaktit mes oligarkut rus dhe Bayernit është aty.

Presidenti i nderit të klubit bavarez, Uli Hoeness dhe Usmanov, sipas asaj që raportohet nga “Bild”, njihen me njëri-tjetrin sepse të dy jetonin në “Tegernsee”, nga ku Usmanov u zhvendos më pas, në fillim të luftës në Ukrainë.

Miliarderi rusi mori edhe disa bileta falas për ndeshjet e Bayern Munich në Champions League. Megjithatë, hetuesit bënë të ditur se Bayerni nuk po hetohet, por besohet se është në dijeni të fakteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat