Paçarada po tregon klasin e tij në Gjermani, St. Pauli triumfon

Futboll

Paçarada po tregon klasin e tij në Gjermani, St. Pauli triumfon

Nga: K. Goca Më: 29 prill 2023 Në ora: 14:56
Paçarada

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, po tregon klasin e tij në Bundesliga II në Gjermani.

Paçarada është prej me të merituarve për fitoren e St. Paulit, me rezultat 2:1 ndaj Arminia Bielefeldit.

Djali i ish portierit të gjeneratës së artë të Prishtinës, Shukriut, ka asistuar në minutën e 53-të, ndërsa Hartel ka realizuar për 1:0.

Epërsinë e ka dyfishuar Daschner në minutën e 69-të.

Nuk vonoi as katër minuta (73’), mysafirët ngushtuan humbjen me golin e Consbruch.

Pas javës së 30-të, St. Pauli zë vendin e 5-të me 50 pikë dhe 6 me pak se vendi i tretë Hamburger SV dhe Arminia është i 16-ti me 29 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat