Makedonija GP është kundërshtari i Shkëndijës

Futboll

Makedonija GP është kundërshtari i Shkëndijës

Më: 29 prill 2023 Në ora: 15:45
Shkëndija

Makedonija GP është kundërshtari i Shkëndijës të shtunën (sot) në Tetovë në kuadër të xhiros së 30-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll. 

"Barazimi i të mërkurës me Sileksin në Tetovë na ka çuar një hap mbrapa në luftën për titullin kampion, mirëpo me 4 ndeshje deri në fund të sezonit kuqezinjtë do të bëjnë gjithçka për të provuar anulimin e negativës prej 5 pikëve ndaj Struga Trim&Lum. 

Xhiroja e 30-të në LPFM sjell tjetër ndeshje si vendas, kësaj radhe me Makedonija Gj.P..

Shkëndija nuk ka alternativë tjetër veç fitores, pasi çdo hap tjetër fals nënkupton dalje nga gara për titull.

Shkëndija është në seri pozitive prej 7 fitoreve dhe 2 barazimeve në 9-të ndeshjet e fundit, mirëpo duke qenë se Struga akoma është 5 pikë para, vetëm tre pikët na mbajnë kombinim për titullin. 

Makedonija Gj.P. rikthehet të luajë në Tetovë pasi vetë dy javë më parë na nxori nga gara e Kupës, kur në gjysmëfinale të Kupës u mundëm me penalti pasi koha e rregullt përfundoi baraz 1:1. Kështu shkupjanët kaluan në finale ku me Strugën do të diskutojnë trofeun e Kupës. 

Skuadra

Kapiteni Ferhan Hasani pas ndeshjes së mesjavës me Sileksin ka ndjerë dhimbje të gjurit të këmbës dhe nuk do të jetë në kombinim për takimin e nesërm. Ekzaminimet shtesë pritet të japin përgjigje për peshën e dëmtimit.

Pa lëndime e pezullime trajneri Qatip Osmani për ndeshjen me Makedonija Gj.P. në dispozicion i ka të gjithë lojtarët tjerë. 

Përballja Shkëndija-Makedonija Gj.P. zhvillohet të shtunën me fillim në orën 16:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë", njofton FC Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat