Laçi “prek” Europën falë një 19-vjeçari

Futboll

Laçi “prek” Europën falë një 19-vjeçari

Më: 29 prill 2023 Në ora: 17:09
Laçi

Laçit i mjafton nga një gol për pjesë për të marrë tre pikët në transfertën e Ballshit.

Bardhezinjtë u rikthyen tek fitorja pas barazimit të javës së shkuar duke fituar 0-2 ndaj Bylisit e duke “prekur” Europën.

Kurbinasit regjistruan të katërtën ndeshje pa humbje në Superiore dhe tashmë arrijnë në kuotën e 43 pikëve, duke barazuar përkohësisht Egnatian e vendit të tretë.

Në stadiumin “Adush Muça” nuk munguan rastet, me Bylisin që ishte më kërkues dhe ngacmonte më tepër në portën e Laçit, megjithatë kurbinasit u mbrojtën mirë, duke shmangur disa herë rrezikun .

Pak pa u mbushur gjysmë ore lojë, Barjamaj shërbeu saktë për Bibon, i cili arriti të godiste saktë brenda zone, duke kaluar të tijtë në avantazh. Ndeshja e dytë në Superiore për 19-vjeçarin dhe e para si titullar, i cili bën një debutim fantastik.

Në pjesën e dytë Bylis kishte më shumë iniciativë, ndërkohë që bardhezinjtë tentuan përmes kundërsulmeve, por deri në fund rezultati nuk ndryshoi më.

Në fundin e ndeshjes Babatunde shënoi dhe të dytin për kurbinasit, të cilët morën një fitore shumë të rëndësishme.

Laçi marshon drejt Europës dhe në javët e fundit tani do të provojë që të harrojë atë pjesë të parë të sezonit ku nisi nisi të mendonte për mbijetesën.

Bylis komplikon akoma dhe më shumë pozitën e saj duke mbetur në zonën e rënies me 33 pikë, e do i duhet të bëjë të pamundurën që në 5 javët e fundit së paku të shmangë rënien direkt nga Kategoria Superiore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat