Benzema shënon het-trik, Reali mposht Almerinë

Futboll

Benzema shënon het-trik, Reali mposht Almerinë

Nga: K. G. Më: 29 prill 2023 Në ora: 20:18
Karim Benzema

Sulmuesi francez, Karim Benzema, ka treguar formë të lartë në përballje me Almerinë.

Reali ka shënuar fitore me rezultat 4:2 ndaj Almerisë.

Një fitore që ia ruan vendin e dytë pas javës së 32-të të kampionatit spanjoll. 

Benzema ka treguar efikasitet të lartë, duke shënuar het-trik  (5', 17' e 42’) dhe Rodrygo (47'). 

Për Almerinë realizuan Lazaro (45+1') e Robertone (61').

Reali renditet në vend të dytë me 68 pikë e Almeria në të 15-tin me 33 sosh.

Benzema renditet në vend të dytë të listës së shënuesve me 17 gola, ka një me pak se Lewandowski i Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat