Xavi: Bëmë një hap tjetër drejt titullit

Futboll

Xavi: Bëmë një hap tjetër drejt titullit

Më: 30 prill 2023 Në ora: 11:16
Xavi

Barcelona arriti një fitore të mrekullueshme mbrëmjen e djeshme, teksa në mitikun “Camp Nou” mundi rivalët e Real Betis me rezultatin e thellë 4 me 0, pas golave të Christensen, Leëandoëski, Raphinha e autogolit të Rodriguez.

Pas këtij triumfi fantastik një koment mbi 3 pikët e radha të fituara në La Liga e ka bërë dhe tekniku Xavi, i cili e shprehu haptazi se loja ndryshoi për të tijët pas kartonit të kuq të marrë nga një lojtar i Real Betis.

“Pas kartonit të kuq, loja shkoi mirë për ne që tashmë e kishim nisur në mënyrën e duhur dhe bëmë 1-0.

Ishte një rezultat i rrumbullakët. Ne ishim në gjendje të rrotulloheshim dhe të bënim një hap tjetër drejt titullit.

Dy kartonët e verdhë për Gonzalezin? Për mua janë të qarta, sidomos e dyta”,- u shpreh tekniku Xavi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat