Nkunku do të ketë një festim unik

Futboll

Nkunku do të ketë një festim unik

Më: 30 prill 2023 Në ora: 11:43
Nkunku

Sezonin e ardhshëm, kur Kristofer Nkunku do të nis garimin në Premier Ligë, do të ketë një festim unik pas shënimit të golit.

Sulmuesi 25 vjeçar, i cili ka nënshkruar me Çellsin në verë e vitit të kaluar, bëri fillimin e tij të parë për RB Leipzig, në pak më pak se dy muaj pasi u kthye nga lëndimi.

Ai nuk humbi kohë duke u kthyer në shënimin e golave – duke kaluarën skuadrën e tij në avantazh kundër Hoffenheim në minutën e 28-të.

Ky ishte goli i 18-të i sezonit për Nkunku – një shifër mbresëlënëse duke marrë parasysh se ai ka humbur 13 ndeshje këtë sezon.

Dhe u pasua nga një festë goli që vjen nga zemra. Francezi nxjerr një tullumbace të kuqe të fshehur në çorapen e tij dhe e fryn atë.

Shkak për këtë dedikim është bërë djali i tij dyvjeçar, për të cilin ka pranuar se i do shumë balonat Ish-ylli i PSZH-së e bëri fillimisht festën kundër Shakhtar Donetsk në një ndeshje të Ligës së Kampionëve në nëntor. I pyetur për këtë, ai konfirmoi atë.

“Tullumbaca ishte për djalin tim. Atij i pëlqejnë tullumbacat,” tha mes tjerash Nkunku.

Ai pritet t’i bashkohet Bluve në verë, pasi ka nënshkruar një parakontratë. E

dhe pse marrëveshja nuk është konfirmuar ende nga Çellsi, besohet se ai do të kushtojë mbi 50 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat