Lajmi i bujshëm vjen nga Spanja

Futboll

Lajmi i bujshëm vjen nga Spanja

Më: 30 prill 2023 Në ora: 12:07
Federico Chiesa

Juventusi, në këto orë, siç raporton faqja spanjolle Fichajes, është tronditur nga një interes në merkato për një prej yjeve të skuadrës.

PSG-ja e ka vënë Federico Chiesa-n në shënjestër e tyre për të zëvendësuar Lionel Messin, nëse argjentinasi vendos vërtet të largohet nga kryeqyteti francez për t’u kthyer në Barcelonë.

Çështjet jashtë fushës shqetësojnë tifozët dhe jo vetëm dhe klubi mund të humbasë disa yje. Mes tyre është Chiesa, i cili pëlqehet nga disa klube europiane.

Lojtari është rikthyer nga një dëmtim shumë i rëndë dhe po punon për t’u rikthyer në gjendjen më të mirë të mundshme.

Federico Chiesa, megjithatë, nuk është lojtari i vetëm i zgjedhur nga Paris Saint-Germain për të zëvendësuar largimin e mundshëm të Lionel Messit.

Në listën e drejtorit sportiv të parisienëve do të ishte edhe një lojtar i Premier League, marokeni Hakim Ziyech dhe një nga pikat e forta absolute të Bayer Leverkusenit, siç është Moussa Diaby.

Dy lojtarët janë shumë interesantë, sidomos i dyti, dhe mund t’i bëjnë një konkurrencë të fortë ish-yllit të Fiorentina-s në një garë të mundshme për fanellën e skuadrës franceze.

Nëse analizojmë situatën e Chelsea-t, mund të shohim se si me përfundimin e sezonit për Blutë, lojtarët e ndryshëm tashmë mund të shikojnë përreth për të ardhmen.

Megjithatë, për Moussa Diaby situata është ndryshe pasi Bayer po lufton për Europën në kampionat dhe është në gjysmëfinalet e Europa League ku do të përballet me Romën e Jose Mourinhos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat