Milan i tunduar nga 18-vjeçari

Futboll

Milan i tunduar nga 18-vjeçari

Më: 30 prill 2023 Në ora: 13:12
Ivan Fresneda

Milani ka mësuar nga gabimet e tij, ka kuptuar se pa shfrytëzuar nga merkato nuk do të shkosh askund.

Kështu klubi kuqezi fillon të punojë për përforcimet e radhës shumë kohë përpara hapjes së merkatos së verës.

Ka një lojtar 18-vjeçar që zgjon në masë të madhe kureshtjen e Maldinit dhe Massara.

Ai është Ivan Fresneda, mbrojtësi i djathtë i Real Valladolid i konsideruar si një nga talentet më premtues në Spanjë.

Për të zbuluar interesin e kuqezinjve për talentin e ri është Sky Sport, me Milanin që synon të bëjë një tentativë.

Nga ana e tij, Fresneda do të sillte freski në skuadër dhe një hap të rëndësishëm edhe në krahun tjetër, krahun e djathtë, i cili tashmë ka mbetur nën kontrollin e vetëm të Calabria-s.

Maldini dhe Massara, pra, do të synonin të insistonin në negociata duke treguar kështu interesin e fortë për talentin. E vetmja pengesë? Konkurrenca.

Profili i Ivan Fresneda është i njohur në nivel europian dhe ka disa klube që kanë shprehur interesimin e tyre që në janar. Mes tyre janë Juventus, si dhe Borussia Dortmund, Newcastle dhe Arsenal.

Prandaj, për ta siguruar atë, Milani do të duhet të shkojë deri në fund dhe të sfidojë klubet me një fuqi ekonomike sigurisht më të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat