Gol dhe fitore, Muçolli pranë rikthimit në Superligë

Futboll

Gol dhe fitore, Muçolli pranë rikthimit në Superligë

Më: 30 prill 2023 Në ora: 18:48
Pamje nga ndeshja

Festë për Arbnor Muçollin dhe Vejlen, që fitoi 2Ë1 kundër Helsingor, duke iu afruar edhe më shumë ngjitjes në elitën e futbollit danez.

Vendasit e nisën takimin në mënyrë të shkëlqyer, duke shënuar dy gola të shpejtë. Avantazhi erdhi në minutën e gjashtë, ndërkohë që Muçolli dyfishoi pas dy minutave.

Ky ishte goli i pestë sezonal për 23-vjeçarin, i cili debutoi me kombëtaren shqiptare verën e vitit të kaluar.

Vejle kryeson 1st Division me 56 pikë, 11 pikë avantazh me vendin e tretë. Dhe po pret vetëm festën zyrtare të rikthimit në Superligë.

Pesë takime kanë mbetur për t’u luajtur deri në fundin e sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat