Modric shkon në Serbi për t’u rikuperuar nga lëndimi

Futboll

Modric shkon në Serbi për t’u rikuperuar nga lëndimi

Më: 1 maj 2023 Në ora: 11:37
Modric

Luka Modric ka udhëtuar për në Beograd të enjten me qëllim që të rikthehet sa më shpejt në fushën e lojës.

Kroati pësoi një dëmtim të kofshës në humbjen 4:2 ndaj Gironas, më 25 prill, gjë që e detyroi të zëvendësohej në minutën e 63-të.

Modric mungoi pastaj në fitoren 4:2 ndaj Almerias, më 29 prill, teksa mbetet në dyshim edhe për tri ndeshjet e ardhshme.

Real Madridi do të takohet me Real Sociedadin në La Liga, më 2 maj, kurse më 6 maj do ta zhvillojë finalen në Kupën e Mbretit, ndaj Osasunas, teksa pas tri ditësh e ka në program ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, ndaj Manchester Cityt.

“Sportklub” ka raportuar se veterani i mesfushës udhëtoi drejt kryeqytetit serb për t’u trajtuar nga “mjekja mrekullibërëse” e famshme, Marijana Kovacevic, e cila mes sportistëve të tjerë, trajtoi me sukses Novak Djokovicin në “Australian Open” të fundit, ku tenisti ia doli të rikuperohej dhe përfundoi duke fituar titullin.

37-vjeçari pritej të ishte jashtë për rreth katër javë, por me këtë vizitë në Serbi, ai po synon të rikthehet për më pak se dy javë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat