Ancelotti lë jashtë Benzemas

Futboll

Ancelotti lë jashtë Benzemas

Më: 2 maj 2023 Në ora: 12:41
Benzema

Një suprizë e madhe në skuadrën e Carlo Ancelotti për ndeshjen e sotme ndaj Real Sociedad.

Karim Benzema nuk do të jetë aty dhe kjo bën që të bie një këmbanë alarmi katër ditë para finales së Kupës së Mbretit kundër Osasuna dhe një javë para ndeshjes së parë kundër Manchester City në Champions League.

Për momentin, Real Madrid nuk ka lëshuar asnjë raport mjekësor në lidhje me sulmuesin francez, kështu që ka mundësi që ai të mos jetë grumbulluar në funksion të dy ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit për “Los Blancos”.

Lista e lojtarëve të grumbulluar të Real Madrid kundër Sociedad:

Portierë: Courtois, Lunin, Luis Lopez.

Mbrojtës: Carvajal, E. Militao, Vallejo, Nacho, Odriozola, Lucas V., Rudiger.

Mesfushorët: Kroos, Valverde, Tchouameni, D. Ceballos, Dotor, Arribas, Nico Paz.

Sulmues: Hazard, Asensio, Rodrygo, Mariano, Alvaro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat