Nuk përmbahet De Laurentiis

Futboll

Nuk përmbahet De Laurentiis

Më: 2 maj 2023 Në ora: 14:58
Aurelio De Laurentiis

Është një Aurelio De Laurentiis i lëshuar, i cili paraqitet në mikrofonë pas takimit në prefekturë për të organizuar festën e titullit të Napolit. “Cikli ynë fitues filloi disa kohë më parë, por parregullsitë e vazhdueshme na penalizuan, – tha presidenti napolitan, me referenca të dukshme për çështjet gjyqësore që kanë të bëjnë me Juventusin.

– Ndonjëherë ne përfunduam të dytët, por mund të kishim përfunduar të parët nëse… Ndjej se kam fituar kampionate të tjera, sigurisht atë të ndershmërisë që është rregulli i parë i jetës sime”.

“Fitorja 5-1? Ndeshja me Juventusin vlen të gjithë titullin, – vazhdoi ai. – Duke i mposhtur bardhezinjtë kaq thellë në fazën e parë dhe në atë mënyrë në kthim… Ahhhhh…, është kaq shteruese si një përgjigje”.

Gëzimi për një titull, që tani është vetëm çështje aritmetike, duket i papërmbajtshëm: “Entuziazmi im është i jashtëzakonshëm. Majin e kaluar thashë se doja të fitoja titullin dhe kishte një shqetësim në sytë e atyre që më dëgjuan. Është mirë të shohësh sa shumë kjo fitore përfaqëson në jetën e të gjithëve.

Ky është një film i mirë, universal, përfaqësues i aftësisë sonë për të bërë mirë. Duke parë entuziazmin në rrugë, ku kam bashkëpunuar pak, më bën krenar.

Këtë moment po e jetoj deri në plotësi, me gjithë kaosin që po hasim nga pikëpamja organizative.

Të dielën nuk ishte e mundur të ecje në Fuorigrotta…

Iu bashkohem falënderimeve të kryetarit të bashkisë për napolitanët, që treguan pjekuri të madhe të dielën e kaluar. Ne kishim përgatitur një festë, unë dhe Paolo Sorrentino ishim gati të dilnim në skenë, por duhej ta shtynim.

Të njëjtën festë do ta ripropozojmë të dielën kundër Fiorentinës.

Ne po jetojmë ditë me entuziazëm të jashtëzakonshëm në Napoli. Kam dëgjuar shpesh të thuhet se nuk do ta fitojmë kurrë Serie A, por në verë, kur më pyetën për kampionët që po largoheshin, u përgjigja se në vend të kësaj do të fitojmë titullin. Këto ditë në qytet dhe tek unë ka një entuziazëm total. Për sa më përket mua, mbi të gjitha krenohem me gëzimin që përfaqëson e gjitha kjo.

Ka vite më të rëndësishme dhe të tjera më pak të rëndësishme, por do të doja që Napoli të mbetet gjithmonë një lubrifikant optimizmi, do të doja që napolitanët të nisin një kurs të ri, duke filluar nga ky Napoli në fushë. Do të doja që ata të thoshin se janë krenarë, në vend të dëshpërimit që ndodh shpesh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat