PSG e do Silva-n, ja sa kërkon City

Futboll

PSG e do Silva-n, ja sa kërkon City

Më: 2 maj 2023 Në ora: 19:01
Silva

Klubi francez, PSG duket se është futur seriozisht në garën për transferimin e mesfushorit të Manchester City-t, Berardo Silva-s.

Sipas ‘90min’, kampionët në fuqi të Anglisë do të kërkojnë 75 milionë funte për portugezin, i cili kërkon një sfidë të re larg ‘Etihad Stadium’.

Barcelona prej kohësh është duke e monitoruar Silva-n, por tashmë edhe kampionët në fuqi të Francës e duan portugezin në ‘Parkun e Princave’.

Çmimin prej 75 milionë funte nuk është ndonjë problem për ‘pasanikët’ e PSG-së, megjithatë, parisienët duhet të fitojnë garën me Barcelonën për reprezentuesin e Portugalisë, i cili duket se pëlqen kalimin në ‘Camp Nou’.

Mirëpo, për katalonasit shifra prej 75 milionë funte aq sa kërkon City është çmim i lartë duke pasur parasysh se ‘Blaugranat’ janë në krizë financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat