Thiaw “kolona” e mbrojtjes së Milan-it

Futboll

Thiaw “kolona” e mbrojtjes së Milan-it

Më: 2 maj 2023 Në ora: 19:28
Thiaw

Malick Thiaw papritmas zbarkoi në fushë me skuadrën e Milani-t dhe në një rol jo të tijin.

Nëntor 2022, Pioli e gjen veten pa dy mbrojtësit e krahut - Kalabria dhe Florenzin - dhe vendos gjermanin, atë me emrin arab që do të thotë "Mbret". Sinonimi i liderit.

Thiaw merr menjëherë duartrokitjet e publikut, skuadrës dhe trajnerit në sfidën ndaj Cremoneses, që përfundoi 0-0. Pesë muaj më vonë në San Siro do të luajë nga 1’.

Më pas Thiaw, është i gatshëm për të udhëhequr mbrojtjen e Milanit në tre pikë themelore për Ligën e Kampioneve.

Dhe ndeshje pas ndeshje ai u bë një shtyllë kryesore në qendër të mbrojtjes kuqezi. Kundër Tottenham, së bashku me Kjaer, ai neutralizoi Harry Kane.

Ndikimi i Thiaw është i larmishëm.

Deri më tani ka luajtur 18 ndeshje mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve.

Në fillim ai ishte jashtë listës, por klubi e shtoi në rastin e parë. Thiaw ka kontratë deri në vitin 2027 me kuqezinjtë dhe po shkon shumë mirë në Milano.

I blerë për 7 milionë, tani vlen më shumë se dyfishi. Milani është i kënaqur ndërsa futbollisti ndihet si në shtëpinë e tij. Kuqezinjtë kanë gjetur vazhdimësinë e sigurisë në qendër të mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat