Kur është në formë Granit Xhaka, Arsenali nuk njeh rival

Futboll

Kur është në formë Granit Xhaka, Arsenali nuk njeh rival

Nga: K. Goca Më: 2 maj 2023 Në ora: 22:52
Jesus e Xhaka

Futbollisti Granit Xhaka sonte ka treguar lojë të madhe në fanellën e Arsenalit, duke asistuar në dy golat e parë në kuadër të javës së 34-të të Premier League.

Arsenali ka triumfuar me rezultat 3:1 ndaj Chelseat në stadiumin “Emirates”.

Xhaka në minutën e 18-të, anash 16-shit, ka asistuar për bukur ndërsa Odegaard ka realizuar për 1:0.

Në minutën e 31-të Xhaka në pozicion identik, anash 16-shit, ka asistuar deri të Odegaard, ky i fundit nga rreth 15 metra shënon eurogol në këndin e epërm të djathtë, ku topi preku edhe tërthorësen, 2:0.

Në minutën e 34-të, Jesus ka trefishuar epërsinë.

Mysafirët ngushtuan humbjen në minutën 65-të me golin e Madueke pas asistimit të Kovaçiq.

Arsenali kthehet në krye të renditjes me 78 pikë por ka dy ndeshje më shumë se Manchester City që ka 76 pikë.

Chelsea renditet në vend të 12-të me 39 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat