Guardiola: Nuk mund ta krahasosh asnjë lojtar me Messin

Futboll

Guardiola: Nuk mund ta krahasosh asnjë lojtar me Messin

Më: 3 maj 2023 Në ora: 15:37
Guardiola e Messi

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka thënë se asnjë lojtarë nuk mund të krahasohet me asin e PSG-së, Lionel Messin.

Tekniku spanjoll, ka punuar me argjentinasin tek Barcelona, ku kishte fituar gjithë trofetë e mundshëm.

Guardiola në konferencën për medie, para duelit Man City-West Ham-i, është pyetur për krahasimin mes Erling Haaland dhe Messit

“Messi/Haaland? Nuk mund ta krahasosh asnjë lojtar me Messin. Leo është lojtari më i kompletuar që kam parë ndonjëherë.

Vizioni, pasimet, duelet, shumë gjëra… shpresoj që Haaland t’i afrohet, do të ishte shumë mirë për ne”, ka thënë Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat