Xavi për Messin: Nuk di çfarë ka ndodhur

Futboll

Xavi për Messin: Nuk di çfarë ka ndodhur

Më: 3 maj 2023 Në ora: 15:45
Xavi

Situata e ndodhur së fundmi mes Messit dhe PSG-së, bën në një farë mënyre të buzëqeshë Barcelonën pasi është duke pritur për shërbimet e argjentinasit.

Në lidhje me këtë, shpesh herë është pyetur në intervista edhe Ksavi, por ky i fundit është shmangur.

Së fundmi, Xavi u shpreh se nuk e ka të qartë atë që ka ndodhur mes Messit dhe PSG-së, ndërkohë që shtoi se ka shumë punë të tjera me të cilat duhet të merret, para se të merret me PSG-në.

“Situata e Messit me PSG-në? Nuk di se çfarë të them.

Aktualisht jam shumë i zënë këtu dhe nuk kam kohë që të jap një mendim e të merrem me klube të tjera apo lojtarë të tjerë.

Në lidhje me çështjen e Mesit, nuk e di çfarë të them sepse nuk di çfarë ka ndodhur që të jap një mendim”, u shpreh Xavi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat