Ish - mesfushori i Milanit ia bën të qartë trajnerit

Futboll

Ish - mesfushori i Milanit ia bën të qartë trajnerit

Më: 3 maj 2023 Në ora: 15:50
Suzo

Suzo është kthyer në protagonist te Sevilja por këtë herë jashtë fushës së blertë.

Kritikat e trajnerit për ish-mesfushorin e Milanit duket se nuk i kanë pëlqyer aspak futbollistit, i cili ka replikuar duke u shprehur se kurrë nuk i ka pëlqyer të vrapojë.

Në një intervistë “Onda Cero”, Suso është shprehur se ka folur me trajnerin e tij dhe ka qarttësuar gjithçka për pozicionin në fushë dhe për faktin se nuk i pëlqen të vrapojë por të luajë me topin.

“Nuk më pëlqen ajo që Mendilibar ka thënë për mua por gjithçka është sqaruar sepse kam folur me të.

Ma ka thënë për të më motivuar. Më ka thënë se nëse dua të luaj në të djathtë, duhet që të vrapoj shumë.

Kemi folur për këtë dhe i kam thënë që nuk më pëlqen sepse të them të drejtën, nuk kam vrapuar kurrë dhe nuk do ta bëj ndonjëherë.

Vrapoj me topin.

Nuk kemi të gjithë lojtarët të njëjtat karakteristika”, u shpreh Suzo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat