Masnchester City mund të rikthehet sonte në krye

Futboll

Masnchester City mund të rikthehet sonte në krye

Më: 3 maj 2023 Në ora: 15:54
Pamje nga një ndeshje

Manchester City mund të rikthehet sonte në krye të Premierligës.

“Citizens” e humbën mbrëmë primatin të cilin e mbajtën pak ditë, pasi Arsenali e mposhti Chelsean në derbin londinez, 3:1 për ta rikthyer kreun e tabelës, të cilin e zotëruan thuajse gjatë tërë sezonit.

Por, kampioni aktual anglez i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara sesa “Gunners”, e ndërkohë dy pikë më pak për momentin.

Sonte, ekipi i Pep Guardiolës me një fitore eventuale ndaj West Ham Unitedit mund ta rikthejë kreun dhe të kalojë një pikë përpara ndaj “Topçinjve”.

Nga ana tjetër, edhe West Hamit i nevojitet fitorja për t’i ikur sadopak pozitës aktuale, e cila s’i jep shumë siguri për të mbetur në ligë.

Ndërkohë, Liverpooli do t’i bëjë gosti Fulhamit.

“Reds” kanë shumë pak gjasa për të përfunduar në fund në Top 4, e cila çon në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, ata synojnë të fitojnë ndaj Fulhamit sonte dhe të shpresojnë deri në fund.

Fulhami nga ana e tij do të luajë pa presion pasi aktualisht gjendet në pozitën e 10-të, pa rrezikuar për të rënë nga liga dhe me pak gjasa për të luajtur në Evropë.

Këto dy ndeshje do të fillojnë në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat