Ferizaj fiton në një ndeshje me dy kartona të kuq

Futboll

Ferizaj fiton në një ndeshje me dy kartona të kuq

Nga: K. Goca Më: 3 maj 2023 Në ora: 16:59
Pamje nga një ndeshje

Ferizaj i kthehet serisë së fitoreve në elitën e futbollit të Kosovës. 

Ferizajasit shënojnë fitore me rezultat 2:0 ndaj Drenicës, në takimin e javës së 32-të.

Një ndeshje që u karakterizua me dy gola dhe dy kartona të kuq.

Hussein i Drenicës në minutën e 56-të dhe Cakolli i Ferizajt në minutën e 66-të, u përjashtuan me kartona të kuq.

Golat i realizuan Krasniqi (52') e Haxhimusa (73').

Ferizaj renditet në vend të nëntë me 34 pikë sa ka edhe Trepça 89' një pozitë më lart dhe Drenica është në fund me 23 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat