Idrizi: Na presin katër sfida të vështira

Futboll

Idrizi: Na presin katër sfida të vështira

Më: 3 maj 2023 Në ora: 18:09
Idrizi

Trepça ’89 ka pësuar humbje nga dueli direkt me Malishevën.

Me këtë humbje 89-shit i vështirësohen punët për mbijetesë.

Trajneri i mitrovicasve, Shpëtim Idrizi ka thënë se e kishin përgatitur mirë ndeshjen dhe krijuan raste.

“E kishim përgatitur mirë ndeshjen, krijuam raste, qëlluam shtyllën dhe kishim posedimin e topit.

Por, pësuam gol, ndërsa u munguam ta barazojmë rezultatin në pjesën e dytë”.

“Dëshira për të barazuar rezultatin bëri që në pjesën e dytë të bëjmë gabime, që janë të pafalshme.

Megjithatë, derisa matematika të na lejoj, gjasat për mbijetesë janë edhe për neve”.

“Na presin katër sfida të vështira dhe kam thënë edhe më herët se çdo pikë është e vlefshme për ne.

Nuk duhet të mendojmë se gjithçka ka përfunduar. Do të luftojmë deri në fund që Trepça ’89 të mbetet në Superligë”, ka thënë Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat