Struga Trim Lum po përgatitet për festën e titullit të kampionit 

Futboll

Struga Trim Lum po përgatitet për festën e titullit të kampionit 

Nga: K.G.. Më: 3 maj 2023 Në ora: 18:36
Struga Trim Lum

Nëse dikush e meriton të fitojë titullin e Maqedonisë së Veriut në këtë sezon, sigurisht që është lideri i tabelës, skuadra e Struga Trim Lum. 

Nga java e parë, në fillim të gushtit e deri në javën e 30-të, struganët janë të parët në tabelë, po tregojnë formën më të mirë.

Struga Trim Lum po përgatitet për festën e titullit të kampionit!

“Në prag të javës së 31-të të së dielës, pra ku kanë ngelur edhe tri javë deri në fund, Struga TL ka 59 pikë, +5 para Shkendijës dhe +7 nga Shkupi.

Të dielën, Struga TL mund të arrijë zyrtarisht kurorën, të vulosë titullin dhe t'i sjellë qytetit të saj kupën e kampionatit 2022/23.

Fillimisht djemtë e trajnerit Shpëtim Duro duhet të fitojnë në fushën e tyre ndaj Sileksit dhe njëkohësisht të dielën Shkendija mos të fitojë apo barazojë në Çair ndaj Shkupit.

Vetëm në këtë mënyrë Struga do të festojë titullin e parë historik më 7 maj”, shkruan mediumi maqedon “Sportmedia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat