Eintracht Frankfurt siguron finalen e Kupës së Gjermanisë

Futboll

Eintracht Frankfurt siguron finalen e Kupës së Gjermanisë

Më: 3 maj 2023 Në ora: 23:03
Eintracht Frankfurt

Eintracht Frankfurt arrit të kualifikohet në finalen e Kupës së Gjermanisë pas triumfit fantastik përballë Stuttgart me rezultatin 2-3.

Skuadra e Glasner zhvilloi një ndeshje të madhe dhe pavarësisht disavantazhit ja doli mbanë të arrinte kualifikimin.

Stuttgart zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë me Tiago Tomas, por fraksioni i dytë foli për Eintrachtin e Frankfurtit që realizoi tre gola.

Fillimisht me Ndicka në minutën e 51, që vendosi baraspeshën, ndërsa katër minuta më pas Kamada kaloi në avantazh të tijtë.

Goli i sigurisë për Eintrachtin u shënun në minutën e 77’. Randal Kolo Muani shndërroi në gol një 11-metërsht.

Stuttgart u mundua të reagonte dhe rihapi takimin në minutën e 83 me Millot, por dalja me të kuq e Sosa dy minuta më pas e bëri të vështirë gjetjen e barazimit.

Finalja e madhe e Kupës së Gjermanisë do të zhvillohet më datë 3 qershor në Berlin, aty ku do të jenë përballë Leipzig me Eintrachtin e Frankfurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat