Gjimshiti bën liderin te Atalanta

Futboll

Gjimshiti bën liderin te Atalanta

Më: 3 maj 2023 Në ora: 23:21
Gjimshiti

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse ditën e sotme me fanellën e Atalantës, në triumfin 3-2 që skuadra zikaltre arriti në shtëpi ndaj Specias.  

Si të mos mjaftonte paraqitja e shkëlqyer në qendër të mbrojtjes, në minutën e 54-t, Gjimshiti u bë protagonist, duke asistuar për golin e tretë të shënuar nga Muriel.

Një gol ky vendimtar për fitoren. Në fund të sfidës, futbollisti shqiptar u vlerësua me notën më të lartë nga “Flashscore”.  

8.2 ishte nota që iu vendos Gjimshitit, i cili rezulton edhe futbollisti me notën më të lartë nga të gjithë. Pas tij vijnë Muriel dhe Zapakosta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat