Arrihet marrëveshja, Messi në Arabinë Saudite

Futboll

Arrihet marrëveshja, Messi në Arabinë Saudite

Më: 4 maj 2023 Në ora: 10:41
Messi

Asi argjentinas raportohet se karrierën do të vazhdojë në Arabinë Saudite.

Kampioni i Botës me Argjentinën, tashmë ka vendosur të ndahet me PSG-n në fund të këtij sezoni.

Messi është i lidhur me rikthimin në ish-klubin e tij, Barcelona, por sipas ‘Okaz Sports’ argjentinasi dhe Al-Hilal, kanë arritur marrëveshje për të gjitha detajet.

“Messi dhe Al-Hilal arrijnë marrëveshje për të gjitha detajet. Argjentinasi do t'i bashkohet skuadrës saudite nga PSG-ja”, shkruan Okaz Sports.

Pas Cristiano Ronaldos edhe Messi bëhet pjesë e futbollit të Arabisë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat