Inzaghi: 0:6? Nuk jam aspak i befasuar

Futboll

Inzaghi: 0:6? Nuk jam aspak i befasuar

Më: 4 maj 2023 Në ora: 11:11
Inzaghi

Interi kaloi edhe pengesën Hellas Verona, madje me goleadë 0-6.

Trajneri Simone Inzaghi ndihet i lumtur pas fitores së tretë radhazi në Serie A dhe aspak i befasuar nga triumfi tenistik.

“Nuk jam i befasuar. Djemtë jepnin gjithçka nga vetja edhe kur nuk po arrinim rezultate pozitive.

Isha i qetë, dhe vazhdova të bëja punën time.

Tani kemi një renditje më të mirë, por na pret një punë e madhe përpara.

Sekreti i momenti të mirë? Po marrim frytet e punës. Po na ndihmon edhe fakti që nuk na plas fare për kritikat.

Po tentojmë të arrijmë objektiva të rëndësishme për klubin dhe tifozët tanë“, theksoi trajneri i Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat