Walker dëshiron të qëndrojë te City

Futboll

Walker dëshiron të qëndrojë te City

Më: 4 maj 2023 Në ora: 12:05
Walker

E kërkojnë dy klubet e njohura evropiane, AC Milan dhe Aston Villa. Megjithatë, mbrojtësi anglez, Kyle Walker dëshiron të qëndrojë te Manchester City.

Sipas medieve britanike, Walker preferon qëndrimin në ‘Etihad Stadium’, skuadër më të cilën është afër që sërish ta festojë titullin e kampionit në Premier League.

Veterani anglez ka edhe një vit kontratë, dhe siç raportohet, lojtari preferon të përmbush kontratën me ‘Qytetarët’, e më pas të vendos për të ardhmen e tij.

AC Milan dhe Aston Villa janë dy klubet që janë të interesuara për Walker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat