Interi piketon zëvendësuesin e Lukakut

Futboll

Interi piketon zëvendësuesin e Lukakut

Më: 4 maj 2023 Në ora: 12:12
Lukaku

Inter në këto momente nuk e di ende se si do të jetë e ardhmja e Romelu Lukakut, a do të huazohet përsëri nga zikaltërit apo do të kthehet te Chelsea për të qëndruar atje.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Interi ka piketuar Mateo Retegui si zëvendësuesi i mundshëm i sulmuesit belg dhe partnerin e Lautaros në sulm.

24-vjeçari shihet si një goditje merkatoje “alla” Lautaro. Retegui është një argjentinas por që luan me kombëtaren e Italisë dhe vlerësohet shumë nga trajneri Mancini.

Në këtë sezon, sulmuesi aktual i Tigre ka luajtur 14 ndeshje dhe ka shënuar 9 gola.

Interi gjithashtu po vlerëson edhe Marcus Thuram dhe Roberto Firmino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat