​Neuer u rikthehet stërvitjeve

Futboll

​Neuer u rikthehet stërvitjeve

Më: 4 maj 2023 Në ora: 14:04
Manuel Neuer

Pothuajse pesë muaj pas thyerjes së këmbës, portieri i kombëtares gjermane Manuel Neuer ka nisur procesin e rikuperimit dhe duket se gjithçka po shkon mirë në këtë drejtim.

Kapiteni i Bayernit, i dëmtuar që prej dhjetorit, është optimist edhe për sprintin final në duelin e fortë të skuadrës së tij në Bundesligë me Borussia Dortmundin për titullin kampion.

Ai është shprehur se është i bindur se skuadra e tij do të shpallet kampion në këtë edicion.

“Tani e kemi kthyer në duart tona. Jam i sigurt që do të jemi kampionë”, tha 37-vjeçari. Bayern mori epitetin e liderit nga BVB të dielën e kaluar. Kampionët e dhjetë viteve të fundit shkojnë në katër ndeshjet e fundit me një pikë epërsi ndaj ekipit të vendit të dytë.

Neuer pësoi një thyerje të këmbës gjatë turneut të skive me pushime pas Kampionatit Botëror në dhjetor. Në lidhje me statusin e rehabilitimit të tij, ai tha:

“Jam mirë. Jam i lumtur që vij çdo ditë në Säbener Strasse dhe stërvitem. Rehabilitimi po shkon shumë mirë, jemi të kënaqur. Është kënaqësi të bësh një hap përpara çdo ditë”.

Ai po ashtu ka treguar se është rikthyer në stërvitje me foto në profilin e tij në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat