Napolit i buzëqesh historia e titujve kampion

Futboll

Napolit i buzëqesh historia e titujve kampion

Më: 4 maj 2023 Në ora: 14:48
Napoli

Napoli është shumë pranë titullit kampion dhe një pikë në ndeshjen ndaj Udinezes, do të ishte e mjaftueshme.

Transferta e Udines nuk është komode për asnjë skuadër, megjithatë historia është në krahun e Napolit.

Në 6 ndeshjet e fundit, Napoli ka arritur të fitojë 5 të tilla në Udine ndërkohë që njëra është mbyllur në barazim.

Ndërkohë, të kaltrit janë skuadra thuajse perfekte në transferta këtë sezon, duke fituar 14 ndeshje nga 16 të mundshme dhe ka humbur vetëm një kundër Interit.

Hera e fundit kur Napoli është mundur në transfertë nga Udineze, ishte në vitin 2016 në një ndeshje me shumë polemika. Sulmuesi Higuain ndëshkohej me karton të kuq për shkak se i vinte duart në gjoks arbitrit, ndërkohë që atë ndeshje të kaltrit e humbën me rezultatin 3-1.

Ndërkohë, në 2 titujt kampionë që ka fituar Napoli, ka arritur të dalë me pikë nga fusha e Udinezes.

Një barazim në sezonin 1989-1990 dhe një fitore 0-3 në sezonin 1986-1987 janë precedentët e dy skuadrave kur Napoli fitonte tituj. Sot të kaltrit duhet të përsërisin historinë për të marrë një tjetër titull, të tretin në histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat