Presidenti i Chelseat: Projekti kërkon kohë, rikthehemi shpejt te lavdia

Futboll

Presidenti i Chelseat: Projekti kërkon kohë, rikthehemi shpejt te lavdia

Më: 4 maj 2023 Në ora: 16:10
Boehly

Chelsea është duke përjetuar një nga momentet më të errëta të historisë së saj.

“Blutë e Londrës” e mbyllën me zhgënjim e disfatë edhe ndeshjen e kaluar të Premier League ndaj Arsenal duke shkaktuar një reagim tek tifozeria londineze.

Ky sezon mund të konsiderohet i “hedhur në plehra” me tifozët që kërkojnë garanci për vitin pasardhës duke nisur me emërimin e një trajneri ekspert.

Së fundmi, për të ulur disi nervozizmin e tifozëve, foli presidenti i Chelseat, Todd Boehly. Amerikani e pranoi se kanë bërë shumë gabime në këtë sezon, por shtoi se klubi ka një projekt afatgjatë dhe e ardhmja do të jetë e ndritur.

“Është normale që tifozët të kërkojnë më shumë nga skuadra.

Ato pretendojnë që skuadra e tyre të fitojë gjithnjë dhe ne e kuptojmë shumë mirë këtë.

Megjithatë, unë e theksoj se te Chelsea kemi një projektafat gjatë që kërkon kohë.

Ne do të përkushtohemi edhe më shumë dhe kemi besim të plotë se do t’ia dalim ta “hedhim pas krahëve” këtë moment e të rikthehemi tek lavdia.

Jemi në Ligën më të mirë në botë, jemi në një nga kryeqytetet më prestigjioz të botës. Kemi gjithçka na duhet për të qenë në krye”, u shpreh Boehly.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat