Inter paralajmëron tifozët

Futboll

Inter paralajmëron tifozët

Më: 4 maj 2023 Në ora: 16:10
tifozët

Sot ka nisur zyrtarisht shitja e biletave për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve, mes Interit dhe Milanit.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale do të luhet në datën 16 maj në “San Siro” dhe për këtë ndeshje, interesimi i tifozëve është i jashtëzakonshëm.

Natyrisht, në ndeshje të tilla lulëzon edhe tregu i zi, megjithatë klubi i Interit i ka bërë thirrje tifozëve që të mos blejnë bileta në tregun e zi sepse mund të mbeten jashtë.

Siç dihet, biletat do të jetë të personalizuara dhe nëse emri i biletës nuk përkon me personin që e zotëron, atëherë do të ndalohet hyrja e tij.

Diçka të tillë e ka konfirmuar vetë klubi i Interit.

“Për biletat e blera nga sot e në vazhdim, për anëtarët e Inter Club dhe për çdo anëtar të Siamo Noi, nuk do të jetë e mundur të ndryshohet emri i përdoruesit.

Prandaj klubi fton të gjithë tifozët të jenë të kujdesshëm ndaj ofertave në tregun sekondar, pasi ekziston rreziku që të blihen bileta por që nuk të lejojnë hyrjen në stadium.

Për më tepër, çdo abuzim i gjetur nga kompania mund të çojë në anulimin e biletave të blera më parë për shkak të shkeljes së termave dhe kushteve të blerjes”, shkruan klubi i Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat