Alarm për sulme ajrore nga Rusia, ndërpritet ndeshja e Taulant Seferit në Ukrainë

Futboll

Alarm për sulme ajrore nga Rusia, ndërpritet ndeshja e Taulant Seferit në Ukrainë

Më: 4 maj 2023 Në ora: 16:37
Taulant Seferi

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë nuk ka në plan të ndalet dhe tashmë në rrezik është edhe futbolli në Ukrainë.

Ndeshja mes Vorskla Poltavës dhe Dinamo Kiev është ndërprerë në minutën e 81 të për disa minuta, skuadrat nuk kanë zbritur në fushë.

Aktivizimi i alarmit për sulme ajrore, ka bërë që skuadrat të largohen nga fusha e blertë për disa minuta për të mos rrezikuar jetën.

Titullar me skuadrën e Vorsklas, është sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi.

Skuadra e Seferit po mundej me rezultatin 1-2 deri në minutën e 81.

Me sa duket, gjërat janë qetësuar dhe takimi që po zhvillohet në Poltava, ka rinisur. Skuadra e Vorskla Poltava ku aktivizohet Seferi, ndodhet vetëm 83 kilometra në vijë ajrore nga Kharkiv, zona më e nxehtë e luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat