Një Paris pa Messin

Futboll

Një Paris pa Messin

Më: 4 maj 2023 Në ora: 17:19
Messi

Paris Saint-Germain dhe Lionel Messi do të mbyllin bashkëpunimin në fundin e këtij sezoni teksa plani i rinovimit dështoi.

Pas një udhëtimi pa leje nga klubi në Arabinë Saudite, bashkëpunimit të “pleshtit” me klubin francez i erdhi fundi teksa edhe tifozët tashmë janë vendosur kundër argjentinasit dhe e përcollën me një lumë ofendimesh.

Ndërkohë, drejtuesit e PSG kanë nisur nga puna për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe objektivi është që në organikë të ketë më shumë lojtarë francezë në mënyrë që edhe lidhja me fanellën të jetë më e fortë.

Sipas shtypit francez në fokusin e kryeqytetasve janë dy vëllezërit Thuram, Marcus dhe Khephren, Manu Kone i Borussia Monchengladbach, Todibo i Nice, Diaby i Bayer Leverkusen si dhe Kolo Muani i Eintracht Frankfurt.

Sigurisht, emrave të sipërmpërmendur, drejtuesit e PSG synojnë t’i shtojnë edhe futbollistë të konfirmuar tashmë më Europë si Victor Osimhen, Bernardo Silva, Aymeric Laporte, Lucas Hernandez apo edhe Fikayo Tomori. Tashmë, mbetet për t’u parë në çfarë mase do të arrijë të realizohet projekti i parisienëve, por puna ka nisur dhe lista është gati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat