Marca: Reali ka rënë dakord për transferimin më të madh në histori

Futboll

Marca: Reali ka rënë dakord për transferimin më të madh në histori

Më: 4 maj 2023 Në ora: 17:22
Jude Bellingham

Real Madrid ka përfunduar negociatat për transferimin e mesfushorit të ri Jude Bellingham, raportojnë sot mediat spanjolle.

“Kontrata është mbyllur”, shkruan “Marca” dhe shton se Reali do t’i paguajë Borussia Dortmundit 120 milionë euro, që do të jetë transferimi më i madh në historinë e klubit mbretëror.

Rekordi i mëparshëm mbahet nga Eden Hazard. Klubi ndau 115 milionë euro për transferimin e tij.

“Real dhe Bellingham kanë rënë dakord, mbetet edhe një takim përfundimtar në të cilin negociatorët e klubit do të dakordohen për të gjitha detajet”, ka shkruar Fabrizio Romano.

Në të njëjtin tekst thuhet gjithashtu se Manchester City i ofroi mesfushorit të ri anglez një pagë më të lartë se ajo që do të marrë në Madrid, por megjithatë Bellingham vendosi të shkojë te Reali, ku paga e tij bruto do të jetë 12 milionë funte në vit.

Siç shkruan “AS”, ardhja e Bellingham nuk ndryshon asgjë sa i përket fatit të Modric dhe Kroos, të cilëve do t’u zgjatet kontrata.

Pavarësisht kësaj, është reale të pritet që yjet e rinj në mesfushën e Realit sezonin e ardhshëm do të ndikojnë ndjeshëm në kohën e minutazhit të ‘yjeve” të klubit madrilen, veçanërisht për Luka Modric.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat