Edhe Chelsea në garë për Kvaratskhelia

Futboll

Edhe Chelsea në garë për Kvaratskhelia

Më: 4 maj 2023 Në ora: 17:25
Kvaratskhelia

Klubi anglez, Chelsea ka hyrë në garë për objektivin e Real Madridit dhe asin e Napolit, Khvicha Kvaratskhelia.

‘Blutë’ e Londrës pas një sezoni zhgënjyes, tashmë janë duke menduar ta forcojnë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Kvaratskhelia, i cili po bën një sezon të jashtëzakonshëm me Napolin, tashmë është futur në ‘radarin’ e londinezëve.

Megjithatë, siç raportohet, Chelsea nuk do ta ketë lehtë të transferojë yllin e ‘napolitanëve’ në Londër, pasi që gjeorgjiani prej kohësh është duke u monitoruar nga Real Madridi.

Ndërkohë, Kvaratskhelia thuhet se po vëzhgohet edhe nga PSG dhe Bayern Munich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat