Zaha largohet nga Crystal Palace, por jo nga Anglia

Futboll

Zaha largohet nga Crystal Palace, por jo nga Anglia

Më: 4 maj 2023 Në ora: 17:25
Zaha

Sulmuesi Wilfried Zaha raportohet se gjatë kësaj verë mund të largohet nga Crystal Palace, por jo edhe nga Premier League.

30-vjeçari në fund të këtij sezoni, mbyll kontratën me Palace dhe duket se ardhmja e lojtarit, do të jetë larg skuadrës aktuale.

Megjithatë, Zaha karrierën pritet ta të vazhdojë në Premier League, ku kërkohet nga Chelsea.

Sipas “Daily Mail”, londinezët janë të interesuar të nënshkruajnë me sulmuesin e Crystal Palace Wilfried Zaha.

“Blutë” e Londrës do të përballen me një konkurrencë të fortë për futbollistin nga Bregu i Fildishtë pasi ai kërkohet edhe nga AC Milan, Inter, Napoli dhe Marseille.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat