Dënohet futbollisti i Serie A, pesë vjet burg për trukim ndeshjesh

Futboll

Dënohet futbollisti i Serie A, pesë vjet burg për trukim ndeshjesh

Më: 4 maj 2023 Në ora: 18:33
Armando Izzo

Trukimi i ndeshjeve vijon të mbetet një plagë e futbollit italian.

Së fundmi, gjykata e Napolit ka dënuar me pesë vjet burg Armando Izzon i cili është pjesë e Monzas në Serie A.

Mbrojtësi që ka një të kaluar me disa skuadra në elitën italiane si Napoli, Genoa apo Torino, u dënua për shkak se ka trukuar një ndeshje teksa ishte pjesë e Avellinos në Serie B në sezonin e 2013-2014.

Ndeshja për të cilën Izzo është dënuar është ajo ndaj Modenas të cilën skuadra e tij e humbi me shifrat 0-1. Izzo ishte i dyshuar edhe për një tjetër ndeshje, megjithatë për këtë rast ja doli të vërtetonte pafajësinë.

Nga ana tjetër, avokatët e 31-vjeçarit kanë sqaruar se vendimin e Gjykatës së Napolit do ta apelojnë dhe sipas tyre në këtë pikë, vetë Izzo do të marrë përsipër të zbulojë edhe arsyet që e dërguan tek trukimi i ndeshjes, si një formë për të rrëzuar dënimin me pesë vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat