Brighton shokon në fund Manchester Utd

Futboll

Brighton shokon në fund Manchester Utd

Nga: K. G. Më: 4 maj 2023 Në ora: 22:57
Pamje nga ndeshja

Manchester Utd nuk ka arritur pikë në përballje me Brightonin, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Amex” në Brighton.

Ballafaqimi mes këtyre rivalëve ka përfunduar me fitoren e Brighton me rezultat 1:0, në takimin e mbetur të javës së 28-të të Premier League

Futbollistët Rashford, Casemiro, Fernandes etj. nuk arritën të realizojnë në portën e Brightonit.

Vendasit shënuan fitore me golin që realizuan nga penalltia përmes futbollistit Mac Allister në minutën e 90+9..

Brighton renditet në vend të 6-të me 55 pikë. 

Brighton ka edhe dy ndeshje më pak dhe i ka gjasat reale që të luftojë për një vend në garat evropiane. 

Manchester Utd është në pozitën e katërt me 63 pikë dhe me një këmbë gjendet në garat e Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat