Balliu me Vallecanon e mposhtin Valladolidin

Futboll

Balliu me Vallecanon e mposhtin Valladolidin

Nga: K.G. Më: 4 maj 2023 Në ora: 23:58
Vallecano feston

Vallecano ka arritur tre pikë që ia përforcojnë edhe më shumë mesin e tabelës në kampionatin spanjoll.

Rayo Vallecano ka triumfuar me rezultat 2:1 ndaj Valladolidit.

Futbollisti shqiptar, Ivan Balliu u paraqit titullar për skuadrën nga Madridi, duke iu gëzuar fitores.

Golat për Vallecanon i realizuan de Toma (44'), Camello (80') dhe për Valladolidin shënoi Leon (84')

Pas javës së 33-të, Vallecano renditet në vend të nëntë me 46 pikë e Valladolid i 16-ti me 35.

Valladolidi është në një pozitë të pafavorshme, një pikë larg pozitës që shpie një rang më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat